Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha vizitoi Don Lush Gjergjin në Binçë

, 25.03.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka bërë sot një vizitë Famullitarit të Kishës katolike në Binçë, Don Lush Gjergji i cili së bashku me disa bashkëpunëtor të tij nga radhët e personelit të Kishës , ditë më parë është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Qëllimi vizitës ishte interesimi për gjendjen shëndetësore të Don Lush Gjergjit dhe të personelit tjetër të kësaj kishe të cilën ende janë duke u shëruar nga lëndimet serioze që morën .

Don Lush Gjergji u shpreh mirënjohës për këtë vizitë dhe përgjithësisht për kujdesin që treguan institucionet dhe qytetarët e Kosovës të cilët vazhdimisht dhe vendosmërisht i kanë shprehur përkrahje morale si dhe kanë dënuar fuqishëm aktin brutal të këtij sulmi.

Kryeparlamentari Berisha dhe Don Lushi Gjergji duke vlerësuar lartë shkallën e mirëkuptimit , të tolerancës e të bashkëpunimit ndërfetar në Kosovë , uruan që raste të tilla të mos ndodhin kurrë më.

Kryeparlamentari Berisha vizitoi Don Lush Gjergjin në Binçë