Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 29.03.2007




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadergjonaj, nënkryetare e Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për transfuzionin e gjakut, kontrollin e gjakut dhe produkteve të tij, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente, Projektligjin për emrin personal me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Siguri, me amendamente dhe Projektligjin për numrin personal me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Siguri, me amendamente

Gjatë debatit Komisioni konstatoi se këto projektligje nuk kanë implikime buxhetore, ndaj përkrahu procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve në shqyrtim të dytë ( miratim) në Kuvend.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa