Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesit e Universitetit të Bremenit të Gjermanisë

, 17.04.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me përfaqësuesit e Universitetit të Bremenit të Gjermanisë. Me këtë rast i bisedua posaçërisht për rrjedhat aktuale politike e shoqërore në Kosovë, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe aprovimit të Kushtetutës, të cilat hapin perspektivë të ndritur në të ardhmen për të gjithë qytetarët e vendit. Përfaqësuesit e Bremenit e njoftuan kryeparlamentarin Krasniqi edhe për angazhimet e tyre në thellimin e bashkëpunimit në lëmin universitar me institucionet përkatëse të arsimit të lartë të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesit e Universitetit të Bremenit të Gjermanisë