Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë, Ann-Sofie Nilsson

, 05.12.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë, zonjën Ann-Sofie Nilsson dhe ka biseduar me të për zhvillimet në Kosovë dhe për procesin negociator për përcaktimin statusit të vendit.

Në takim është vlerësuar bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, sidomos ai ndërmjet dy parlamenteve dhe është përshëndetur gatishmëria e Suedisë për organizimin e takimeve për çështjen e Kosovës.

Kryeparlamentari Daci edhe një herë ka theksuar se përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës duhet të marrin pjesë në takimet ndërkombëtare, sidomos në ato ku flitet për të ardhmen e vendit tonë.

Kryeparlamentari Daci priti shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë, Ann-Sofie Nilsson