Lajmet e fundit

Kuvendin e vizitoi një grup studentësh nga Kolegji Amerikan në Selanik

, 05.12.2005




Një delegacion nga, Kolegji Amerikan i Selanikut (ACT ) prej mbi tridhjetë Studentesh, kryesisht nga Greqia, Qipro, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe SHBA-të, kanë vizituar sot në orët e mbrëmjes Kuvendin e Kosovës, për tu njoftuar së afërmi me punën e Kuvendit të Kosovës, hartuesit e politikave dhe për bisedimet për statusin final të Kosovës.

Grupit nga ACT, në mesin e të cilit ishin edhe Nenad Sebek, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim për Evropën Juglindore dhe David Wisner, Udheheqes i ACT , Departamenti i Shkencave Humanitare dhe Sociale dhe Drejtor i Qendrës Michael S.Dukakis të Politikave Publike dhe Shërbimeve, për punën e legjislativit, për realitetin në Kosovë dhe synimet institucioneve dhe të qytetarëve për ardhmërinë e vendit i kanë folur sekretari i Kuvendit, Isuf Demaj dhe këshilltarët e kryetarit dhe të Kryesisë, Ramush Tahiri e Van Houtte.

Pjesëtarët e këtij delegacioni nga Kolegji Amerikan i Selanikut janë interesuar kryesisht për të drejtat e minoriteteve, për bisedimet lidhur statusin e vendit dhe për gjasat e ruajtjes së integritetit të deputetit, që marrin paga shumë më të ulëta se kolegët e tyre në vendet përreth Kosovës.

Folësit nga Kuvendi i Kosovës kanë theksuar vullnetin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për ndërtimin e një shteti demokratik, qytetar dhe jonacional, të hapur për bashkëpunim fqinjët dhe vendet euro-perëndimore, me të gjitha garancitë për liritë dhe zhvillimin e papenguar të minoriteteve. Ata kanë theksuar faktin që Kuvendi miraton një legjislacion kompatibil me vendet e Unionit Evropian dhe në këtë vështrim kanë përmendur ndihmën e madhe që e japin ekspertët e UE-së dhe parlamentet e vendeve anëtare të këtij unioni.

Kuvendin e vizitoi një grup studentësh nga Kolegji Amerikan në Selanik