Lajmet e fundit
Dëgjim buxhetor në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 08.12.2005
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, mbajti sot një dëgjim buxhetor me përfaqësuesit e Ministrisë së Shërbimeve Publike dhe të Ministrisë së Pushtetit Lokal, lidhur me kërkesat e tyre buxhetore, në kuadër të shqyrtimeve të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006.
Duke prezantuar kërkesat buxhetore përfaqësuesi i Ministrisë së Shërbimeve Publike theksoi se buxheti i paraparë për vitin 2006 për këtë ministri gati është përgjysmuar, pra nga 16 milionë euro sa ishte në këtë vit , ai në vitin e ardhshëm është planifikuar të jetë rreth 9 milionë, mjete këto me të cilat nuk do të mund të përmbushen projektet e kësaj ministrie. Lidhur me këtë shqetësim, në Komisionin për Buxhet dhe Financa kishte ardhur edhe një shkresë e veçantë nga kjo Ministri , në të cilën ishin evidencuar pozicionet ku ishin bërë këto pakësime në buxhet, të cilat do të reflektohen në realizimin e projekteve, sidomos në mbarëvajtjen e punëve të shërbimeve të inxhinieringut dhe menaxhimit të ndërtesave, në projektin e arkivimit elektronik të dokumentacionit, ndërtimit të objekteve të reja qeveritare etj. Sa i përket projektit të regjistrimit të popullsisë që është paraparë të bëhet në vitin e ardhshëm, Buxheti nuk do të jetë pengesë për realizimin e këtij projekti, por do të shikohen të gjitha mundësitë që pjesa më e madhe e mjeteve për regjistrimin e popullsisë të sigurohen nga donatorët.
Kërkesat buxhetore nga përfaqësuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal, më shumë kishin të bënin me nevojën e sigurimit të mjeteve më të mëdha në lëmin e reformimit të pushtetit lokal dhe të realizimit të Projektit të pesë pilot komunave