Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti ombudspersonin Nowicki

, 09.12.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sonë një takim lamtumirës ombudspersonin e Kosovës, Marek Antoni Nowicki, të cilin e ka falënderuar për punën e tij të përkushtuar pesëvjeçare në Kosovë, sidomos në planin e mbrojtjes së drejtave të njeriut, të punëtorit, të qytetarit dhe të minoriteteve, që kanë bërë të avancojnë zhvillimet demokratike në institucionet e Kosovës.

Profesor Daci është shprehur se i ka kuptuar vështirësitë e mëdha me të cilat është ballafaquar zotëri Nowicki në fillim të punës së tij në Kosovë dhe se si udhëheqës i Kuvendit është përpjekur t’i krijojë mundësi të tregojë zellin dhe profesionalizmin në funksionin me përgjegjësi të ombudspersonit në Kosovën e pasluftës.

Ombudspersoni i Kosovës, Marek Antoni Nowicki, e ka falënderuar kryeparlamentarin Daci për bashkëpunim të sinqertë dhe për konsideratat që ka pasur për vërejtjet lidhur legjislacionin e përgatitur për miratim. Ai ka shprehur besim të plotë se stafi vendor nga Zyra e ombudspersonit është aftësuar për punë dhe do t’ia dalë me sukses misionit për mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të qytetarëve.

Kryeparlamentari Daci priti ombudspersonin Nowicki