Lajmet e fundit

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa mbajti një dëgjim buxhetor me MPMS-në dhe MASHT-in

, 13.12.2005




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, mbajt sot një dëgjim buxhetor me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në kuadër të shqyrtimeve të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006. Në qendër të vëmendjes së pjesëmarrësve të këtij shqyrtimi ishin kërkesat dhe projektet më prioritare të këtyre ministrive, të cilat bëjnë pjesë në grupin e organizatave më të mëdha buxhetore të vendit.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agim Veliu, theksoi se nevojat buxhetore të kësaj ministrie janë shumëfish më të mëdha, sesa parashihen me Projektin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006. Kjo ka të bëjë sidomos me investimet kapitale, posaçërisht kur është fjala për përfundimin e ndërtesave shkollore, si dhe ndërtimin e shkollave të reja, duke ditur se hapësira shkollore, sipas numrit të nxënësve, as për së afërmi nuk i përmbush standardet e shteteve të rajonit dhe më gjerë. Ndërkaq, aplikimi i i reformës shkollore, si dhe i synimeve të parashtruara me Strategjinë e zhvillimit të arsimit në periudhën e ardhshme, kërkojnë një angazhim shumë më të madh shoqëror për gjetjen e mënyrës së financimit adekuat, si nga donatorët , ashtu edhe nga burimet vendëse.

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa mbajti një dëgjim buxhetor me MPMS-në dhe MASHT-in