Lajmet e fundit
Sqarim i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës lidhur me veturën zyrtare të kryeparlamentarit Daci
, 13.12.2005
Kohët e fundit në opinionin medial është ngritur një kampanjë kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, e cila konsiderojmë se është e ndërlidhur me rolin e tij në proceset e ardhshme politike të Kosovës, dhe në ndërhyrjet në legjitimitetin dhe legalitetin e përfaqësimit institucional, me qëllim të krijimit të raporteve dhe ri renditjeve të reja në skenën udhëheqëse të Kosovës.
Në aferën e ngritur rreth blerjes së automjetit të blinduar për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, sqarojmë që udhëheqësve të lartë si edhe në çdo vend tjetër edhe në Kosovës u takojnë automjetet e blinduara si masë parandaluese e sigurisë. Në Kosovë edhepse me automjetet e blinduara shfrytëzohem me të drejtë edhe nga një pjesë e ministrave dhe e udhëheqësve të tjerë politik ndonjëherë kur shihet si e arsyeshme edhe në nivelin lokalë, deri tash vetëm Kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk e kishte shfrytëzuar këtë të drejtë, aniqë blerja e automjetit ka kohë që ishte hyrë në parametrat buxhetor. Së fundi është vlerësuar që një masë e tillë parandaluese duhet për tu zbatuar dhe në tregun përkatës, sipas çmimeve konkurruese është blerë automjeti përkatës i shkallës së duhur të sigurisë , i cili është veturë zyrtare, që i përket funksionit dhe detyrës së njërit nga tri pozicionet udhëheqëse të Kosovës.
Theksojmë se shpenzimet janë në treguesit real dhe automjeti është i lidhur me pozicionin zyrtar dhe jo me emrin përkatës.