Lajmet e fundit
Nga Seanca plenare e Kuvendit
, 15.12.2005
Deputeti nga legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, i liruar ditë më parë nga Tribunali i Hagës si i pafajshëm, është pritur sot me duartrokitje në fillim të Seancës Plenare të legjislativit të vendit. Ai u është drejtuar me një fjalë rasti deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka theksuar rëndësinë e unitetit në këto momente të rëndësishme të përcaktimit të satatusit të vendit. Limaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të jenë të bashkuar dhe t’i kontribuojë paqes, stablitetit dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e saj, sidomos për luftëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai me këtë rast i ka falenderuar deputetët dhe të gjithë qytetarë e Kosovës për mbështetjen që i kanë gjatë gjithë kohës.
Krypararlamentari Daci fillimisht e ka pritur zotin Limaj në zyrën e tij, e ka hapur seancën me konsiderata të larta për ish luftëtarin e lirisë dhe ish shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, kurse pastaj për nderë të tij ka shtruar kafe për deputetë dhe gazetarë.
Seanca ka vazhduar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2006. Pas ekspozesë së ministrit për ekonomi dhe financa, zotëri Haki Shatri, lidhur me këtë projektligj dhe debatit të gjerë për zëra të veçantë të tij, projektligji është miratuar në parim, me kërkesën që komisioni funksional t’i formulojnë formë amendamentesh vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga deputetët, në mënyrë që projektligji të miratohet në afatin sa më të shkurtë.
Seanca vazhdon ditën e premte, në orën 10, për të shqyrtuar projektligjet tjera, sipas përcaktimit të Kryesisë së Kuvendit.