Lajmet e fundit
Katër anëtarë të Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar do të realizojnë një vizitë zyrtare në Shqipëri
, 19.12.2005
Me ftesë të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë, udhëton sot për në Tiranë një delegacion i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, i kryesuar nga Sabri Hamiti, kryetar i komisionit, në përbërje të të cilit janë deputetët, Bajram Rexhepi, Alush Gashi dhe Mahir Yagcilar.
Gjatë vizitës dyditëshe në Shqipëri, delegacioni do të ketë takime me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Prenç Zogaj, me kryetarin e Komisionit për Integrime Evropiane, Ilir Meta, si dhe me kryeparlamentaren, Jozefina Topalli, me Ministrin e Jashtëm, Besnik, Mustafaj, me kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Alfred Mojsiu.