Lajmet e fundit

Dëgjim publik lidhur me gjendjen aktuale në PTK

, 19.12.2005




Komisioni për ekonomi, tregti, industri, energjetikë, transport dhe telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga z. Fatmir Rexhepi, kryetar i Komisionit, mbajti sot Dëgjim publik lidhur me gjendjen aktuale në PTK.

Në dëgjimin e përmendur publik, përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga; Ministria për Transport dhe Telekomunikacion, Kabineti i Kryeministrit si dhe përfaqësuesit e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit të Kosovës, Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit, PTK-së dhe të USAID-it.

Në fillim të këtij shqyrtimi është theksuar që PTK-ja, para pak kohësh, është shndërruar në Shoqatë Aksionare dhe, në përputhje me këtë, ka nxjerrë Planin aksional pesëvjeçar. PTK, sipas këtij Plani aksional , në modernizimin e gjithmbarshëm të rrjetit të saj do të investoj gjithsejtë 550 milion euro. Sipas Planit aksional, të lartpërmendur, për modernizmin e telefonisë fikse, gjatë vitit të ardhshëm do të shpenzohen, përafërsisht, 17 milion euro, ndërsa sa i përket telefonisë mobile Vala 900 do të investohen gjithsejtë 18,5 milion euro. Në diskutimet për gjendjen e përgjithshme në PTK është thënë që, në periudhën 2004-2005, fitimi i gjithmbarshëm i PTK-së ishte 11 milion euro, dhe se telefonia mobile Vala 900, me shërbimet e veta është në mesin e më të shtrenjtave në regjion, se dhe konsumatorëve të saj, që janë afro 400.000, nuk ju ofron shërbimet të cilat i ofrojnë operatorët tjerë të telefonisë mobile si në regjion po ashtu edhe në Evropë dhe botë.

Në vazhdim të dëgjimit është theksuar edhe çështja e operatorëve ilegal të telefonisë mobile, të cilët po i shkaktojnë probleme të mëdha operatorit të vetëm legal në Kosovë Vala 900, dhe se kjo duhet, në të ardhmen më të afërt, të ndryshohet me Ligjin për Prokurimet Publike, dhe se PTK-ja duhet, sa më parë, të përmbushë obligimet e saja çka del edhe nga vet licencimi i kësaj Shoqate Aksionare.
Dëgjim publik lidhur me gjendjen aktuale në PTK