Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës përgëzon Ipeshkvin e Kosovës Mark Sopi

, 24.12.2005




I nderuari Ipeshkvi i Kosovës imzot Mark Sopi

Ju uroj Kërshëndellat duke ju dëshiruar paqe dhe lumturi. Për të gjithë besimtarët katolik dhe të gjithë qytetarët e Kosovës është kjo një ditë e forcimit të besimit dhe të vullnetit , ditë e fisnikërimit të shpirtit, ditë e dashurisë së Zotit te njeriu dhe te misioni i tij në shërbim të së mirës.

Uroj që Kërshëndellat e ardhshme ti presim në atdheun tonë shtet të lirë e të pavarur, në Kosovën e civilizimit evropian e cila siguron një ambient të qetë e të përshtatshëm për jetë e për punë, të prosperitetshëm për të gjithë qytetarët e saj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik Nexhat Daci