Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Nexhat Daci uron Kërshëndellat
, 24.12.2005
Të gjithë besimtarëve katolik dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës u uroj Kërshëndellat, me dëshirat që këtë ditë të madhe, ta kalojnë me familjet e veta, me të afërmit dhe me miqtë, në gëzime, në harmoni, në paqe dhe në lumturi me besimin e thellë se do të realizojnë synimet e veta për një jetë të lumtur dhe të begatshme.
Në këto çaste gëzimi dhe forcimi të besimit në njeriun dhe në misionin fisnik të tij, të jemi së bashku me familjarët që për Kosovën e lirë dhe të pavarur në altarin e atdheut i përjetësuan më të dashurit e tyre, bijtë dhe bijat më të mira të Kosovës.
Të urojmë që Kërshëndellat e ardhshme ti presim së bashku në Kosovën e Lirë dhe të Pavarur.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik Nexhat Daci