Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 29.12.2005




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi 6 projektligje, si: Projektligjin për trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe raportin е komisionit funksional-Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, me amendamente, Projektligjin për edukimin parashkollor dhe raportin е komisionit funksional-Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, me amendamente, Projektligjin për minierat dhe mineralet dhe raportin e komisionit funksional- Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente, Projektligjin për markat tregtare dhe raportin e komisionit funksional- Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente, Projektligjin për arsimin dhe aftësimin profesional dhe raportin е komisionit funksional-Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, me amendamente, si dhe Projektligjin për inspektoratin shëndetësor dhe raportin e komisionit funksional- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale me amendamente.

Komisioni përkrahu amendamentimet në këto projektligje duke i propozuar për procedim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës. U theksua se këto projektligje nuk kanë implikime buxhetore.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa