Lajmet e fundit
Urimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës për Vitin e Ri
, 30.12.2005
Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri, me dëshirat më të mira që këtë festë ta kaloni me gëzime dhe në harmoni me familjet tuaja , me të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamirët.
Viti që e lamë pas ishte një vit i rëndësishëm, një vit i sprovave të cilat Kosova dhe populli i saj i kaluan me sukses. Viti që po vjen është vit i pavarësisë së Kosovës, është vit i vendimeve më të mëdha historike, vit i kthesës për të hyrë në periudhën e prosperitetit dhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe në të gjitha fushat e tjera.
Kosova aspiron të jetë një vend i Unionit Evropian, një vend demokratik i sundimit të ligjit, një vend në të cilin të gjithë qytetarët pa dallim, në kushtet normale të jetës, punës, mësimit, veprojnë dhe angazhohen që të ndërtojnë ardhmërinë e lumtur për vete dhe për brezat që vijnë.
Uroj që viti 2006 të na gjejë të gjithëve të bashkuar rreth qëllimeve dhe synimeve tona për Kosovën shtet të pavarur e sovran.
Urojmë që presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ta mposhtë sëmundjen dhe ashtu, si edhe deri më tash, të na prijë në proceset vendimtare për të mirën e gjithë popullit të Kosovës .
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik Nexhat Daci