Lajmet e fundit

Koktej rasti në Kuvendin e Kosovës

, 30.12.2005




Punonjësit e administratës së Kuvendit të Kosovës organizuan sot një koktej me rastin e festë së Vitit të Ri 2006. Në këtë solemnitet, i cili u mbajt në ambientet e Kuvendit, në mesin e punonjësve ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci.

Duke ju uruar vit të mbarë dhe suksese të pranishmëve dhe mbarë qytetarëve të Kosovës, kryeparlamentari Daci tha se vendi ynë po hyn në një vit vendimtar të realizimit të synimeve për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në të cilën qytetarët në një ambient të qetë e të lirë do të ndërtojnë një ardhmëri të lumtur për vete dhe pasardhësit.

Koktej rasti  në Kuvendin e Kosovës