Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisioni Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale, dhe Media

, 03.01.2006




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës , kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili tashmë është miratuar në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Komisionit, ashtu si edhe në një mbledhje të mëhershme , arritën një qëndrim konsensual se ky ligj mjaft kompleks ka një rëndësi të veçantë. Si i këtillë, ata ishin të mendimit se, Ligji i ardhshëm për përdorimin e gjuhëve duhet të bëhet në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës. Mënyra e këtillë e aprovimit kërkon të pritet nxjerrja e Kushtetutës së Kosovës. Ky projektligj, që është kompatibil me standardet evropiane , do të mund të quhet Ligj për përdorimin e gjuhëve, ashtu si është në procedurë, ose Ligj kushtetues.

Anëtarët e Komisionit kishin parasysh faktin se Projektligji për nga vetë rëndësia që ka , ndërlidhet edhe me procesin e standardeve dhe atë negociator. Ndërkaq, sa i përket vërejtjeve që janë bërë nga ana e UNMIK-ut, u tha se ato nuk janë diskutabile dhe se me anë të amendamentimeve nga ana e Komisionit, mund t’ i propozohen për miratim Kuvendit të Kosovës.

Duke pasur parasysh gjithë këtë kompleksitet çështjesh, Komisioni propozoi që kryetarja dhe disa anëtarë të këtij komisioni të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës për të marrë një vendim definitiv lidhur me procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji

Mbledhja e Komisioni Parlamentar  për Shërbime Publike, Administratë Lokale, dhe Media