Lajmet e fundit
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-deputetit Gani Sadik
, 03.01.2006
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të zotërisë Gani Sadik, deputetit të Legjislaturës së Parë të Kuvendit të Kosovës, shëmbëlltyra e të cilit do të mbahet mend, jo vetëm nga ish - kolegët e tij deputetë dhe nga bashkëpunëtorët e tij partiakë, por edhe nga opinioni i gjerë demokratik i Kosovës.
Gjithnjë duke kujtuar punën e tij të palodhshme në komisionet e Kuvendit, paraqitjet në seancat plenare dhe maturinë e manifestuar në takime me qytetarë, familjes Sadik , farefisit, miqve dhe dashamirëve të zotëriut Gani Sadik u shpreh ngushëllimet më të thella në emrin tim dhe në emrin e Kuvendit të Kosovës.
Me vdekjen e Gani Sadik Kosova humbi një qytetar të saj të nderuar dhe të respektuar, një veprimtar të palodhshëm dhe të vendosur për të drejtat e popullit turk në Kosovë, si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve demokratike, të barabarësisë së të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe një përkrahës të flaktë të idesë për pavarësinë e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik, Nexhat Daci