Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci ua uron Kurban Bajramin besimtarëve islam të Kosovës
, 09.01.2006
Të gjithë besimtarëve islam dhe qytetarëve të Kosovës ju uroj Kurban Bajramin, duke ju dëshiruar harmoni, shëndet dhe begati.
Kjo festë shëmbëllen si simbol i solidaritetit, i ndihmës, i shtrirjes së dorës njëri-tjetrit dhe i forcimit të besimit në cilësitë dhe vlerat njerëzore.
T’i kujtojmë dhe t’ u gjendemi pranë të gjithë vëllezërve dhe motrave tona, miqve dhe farefisit, gjithë atyre që kanë nevojë për dashurinë dhe ndihmën njerëzore. Ky është obligim dhe fisnikërim i njeriut.
T’i nderojmë me respektin dhe përkushtimin e merituar të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Përkujdesja për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nder për secilin dhe është bazament për ardhmërinë e dinjitetshme të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik Nexhat Daci