Lajmet e fundit
Kryparlamentari Daci uron Myftiun Naim Ternava
, 09.01.2006
Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiut, Naim Tërnava
Kam kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju uroj Juve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës festën e Kurban Bajramit, me dëshirën që festa të kalojë në shenjë të mirësisë dhe të solidaritetit ndaj njerëzve.
Me bindjen e thellë për kontributin Tuaj të madh dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, për paqe e stabilitet në vend dhe për kultivimin e ndjenjave të tolerancës, do të punojmë së bashku për realizimin e synimit të popullit tonë për pavarësinë e Kosovës, të shtetit në të cilin do të garantohen liritë fetare dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Akademik Nexhat Daci