Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti PSSP-në, Petersen
, 11.01.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës, zotëri Soren Jessen-Petersen, i cili shoqërohej nga shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Verner Wnendt dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, për punën e Kuvendit në miratimin e legjislacionit të nevojshëm dhe për përgatitjet e Grupit negociator të Kosovës për statusin e vendit.
Debate më të shpeshta demokratike
ashkëbiseduesit në fillim të këtij kanë këmbyer lëvdata për punën e njeri tjetrit, në krye të institucioneve më të larta të vendit dhe janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Madje kryeparlamentari Daci ka kërkuar takime edhe më të shpeshta, në mënyrë që pala kosovare të mos ketë ngecje në dinamikë të procesit për pavarësinë e Kosovës. Ai, ndërkaq, ka premtuar punë më intensive të legjislativit në planin e miratimit të ligjeve dhe debate më të shpeshta demokratike për të gjitha çështjet që u interesojnë deputetëve dhe opinionit.
Unitet i klasës politike tëKosovës
Duke e vlerësuar vitin 2006 tepër të rëndësishëm për ardhmërinë e Kosovës, Petersen ka shfaqur kënaqësi që viti ka filluar i qetë dhe premtues. Ai edhe me këtë rast ka kërkuar unitet të klasës politike të Kosovës dhe është angazhuar për plotësimin e standardeve dhe për bartjen e kompetencave institucioneve të Kosovës.
Në këtë vështrim ai ka përmendur dy ministritë e reja, Ombudspersonin nga radhët e profesionistëve vendës dhe synimin që vendës të jetë edhe Komisioneri për media.
Ligji për zgjedhjet
Në takim është biseduar edhe për Ligjin për zgjedhjet, për përgatitjen e të cilit Daci ka thënë se duhet të angazhohen edhe komisionet e Kuvendit.
Vlerësohet puna e Grupit negociator
Pas takimit, Petersen u ka deklaruar gazetarëve se Kosova me gjithë përparimet e mëdha që ka bërë duhet të vazhdojë me plotësimin e standardeve, kurse Daci ka vlerësuar punën e Grupit negociator të Kosovës, dinamikën e aktiviteteve dhe profesionalizmin e grupeve punuese. Ai, ndërkaq, duke aluduar lidhur me ndonjë deklaratë të ndonjërit nga anëtarët e Grupit negociator është shprehur i prerë: “ Nuk mund t’i lejojmë vetës luks që interesat individuale të ndonjërit prej nesh ta mbizotërojnë procesin për pavarësinë e Kosovës”.