Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 11.01.2006




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe raportin е komisionit funksional - Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, me amendamente, lidhur me këtë projektligj.

Komisioni përkrahu amendamentet, si dhe procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji për aprovim nga ana e Parlamentit.

Po kështu, u shqyrtua edhe Raporti i Komisionit Funksional-Komisioni për Shërbime Publike, Pushtet Lokal dhe Media lidhur me amendamentin e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Projektligjin për RTK-në. Komisioni e përkrahu këtë amendament duke propozuar njëherësh riformulimin e të njëjtit, si në vijim: “ Në ato vendbanime ose pjesët e vendbanimeve në të cilat mungon sinjali cilësor televiziv i rrjetit tokësor, të lirohen nga pagesa e parapagimit televiziv deri në sigurimin e kushteve teknike për pranimin e programit të RTK-së”.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa