Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 11.01.2006




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës , kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë. Shqyrtimi kishte të bënte me vërejtjet e UNMIK-ut të 18 gushtit dhe 30 shtatorit 2005, lidhur me këtë Projektligj, si dhe disa amendamente të deputetit Mahir Jagxhillar. Komisioni i rekomandon Kuvendit amendamentet e tij në bazë të këtyre vërejtjeve dhe amendamenteve, duke përkrahur njëherësh Projektligjin në tërësi për procedim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës
Mbledhja e Komisionit Parlamentar  për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media