Lajmet e fundit
Telegram ngushëllimi i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci për vdekjen e Ipeshkvit të Kosovës imzot Mark Sopi
, 11.01.2006
Më tronditi thellë lajmi i papritur për vdekjen e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi. E kisha mik dhe bashkëmendimtar në çështjet më të rëndësishme për Kosovën. Me vdekjen e tij Kisha Katolike e Kosovës humbi prelatin e saj të përkushtuar për çështjen fetare dhe kombëtare, të gjithë qytetarët e Kosovës humbën njeriun e dashur, të nderuar dhe të vyeshëm, njeriun e urtë i cili me këshillat e veta me krejt veprimtarinë e vet kishtare dhe publike ishte në anën e humanizmit, të tolerancës e të mirëkuptimit në anën e forcimit të besimit në Zotin dhe në njeriun, ishte personalitet që me optimizëm të madh e shihte të ardhmen e Kosovës dhe të popullit të saj dhe këtë optimizëm e besim e shpërndante kudo që shkonte, kudo që punonte e vepronte.
Ipeshkvisë së Kosovës, Kishës Katolike, besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht familjes Sopi u shprehu ngushëllimet e mija më të thella me kujtimin dhe respektin e veçantë për veprën e ndritur të Ipeshkvit të Kosovës Imzot Mark Sopi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
Nexhat Daci