Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Gatishmëri dhe Emergjencë
, 12.01.2006
Komisioni për Gatishmëri dhe Emergjencë i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, bëri sot saktësimin e disa aktiviteteve të tij në kuadër të planit gjashtëmujor të punës. Me këtë rast u paraqit edhe një raport lidhur me identifikimin e disa çështjeve më thelbësore të Projektligjit për mbrojtje nga zjarri, që do të shërbejë si nismë për një shqyrtim më të gjerë të këtij Projektligji nga anëtarët e Komisionit.
Në vijim Komisioni vendosi që të ftojë në një mbledhje të ardhshme përfaqësuesit e Policisë, për t’ u informuar përkitazi me dy rastet tragjike që ndodhën në fillim të këtij viti në Pejë dhe Vushtrri, si dhe për çështjen se si funksionon Shërbimi Policor i Kosovës në Rajonin e Mitrovicës.