Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti patriarkun e venedikut, Angelo Skoala

, 16.01.2006




Kryeparlamentari Daci ka shprehur kënaqësi që në Kuvendin e Kosovës pritet Patriarku dhe Kardinali i Venedikut, shkëlqesia e Tij, Angelo Skoala dhe e ka falënderuar atë për interesimin për Kosovën dhe ndihmën, sidomos për Kishën Katolike në Kosovë. Ai ka vlerësuar qëndrimin e Vatikanit që në Kosovë dhe rajon të mbretërojë paqe, drejtësi dhe zhvillim.

Kosova, ka përkujtuar Daci, ka filluar e para në rajon lëvizjen demokratike, në krye me presidentin Rugova, i cili ka meritë të veçantë edhe dhe për forcimin e lidhjeve të Kosovës me Vatikanin. Ai është shprehur krenar për aktivitetin që bëjnë në Kosovë Kisha Katolike, Roma dhe Vatikani.

Kardinali i Venedikut, Angelo Skoala, i cili erdhi në Kosovë për të marrë pjesë në varrimin e imzot Mark Sopi, ka thënë se përgatitjet për të vizituar Kosovën kishin filluar tre vjet më parë. Ai e ka falënderuar kryeparlamentarin Daci për konsideratat e shprehura për të ndjerin Sopi dhe në raport me Kishën Katolike në Kosovë, ndërkaq, e ka siguruar atë se katolikët do të përkrahin proceset pozitive për ardhmërinë e Kosovës. Ai është shprehur i impresionuar me toleranca fetare në Kosovë.

Kosova është një vend plot me të rinj, një vend për të cilin Evropa ka nevojë, ka thënë kardinali Skoala.
Kryeparlamentari Daci priti patriarkun e venedikut, Angelo Skoala