Lajmet e fundit

Nga konferenca për shtyp e deputetit Xhezair Murat

, 16.01.2006




Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Koalicionit VAKAT, Xhezair Murat, ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë lidhur me pretendimet e Kongresit Gjithëbotëror Maqedon, të shfaqura në “Konferencën e ndërkombëtare për Gorën dhe goranët”, të mbajtur në Shkup, me 14 janar të këtij viti.

Eksponentët e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ndërrojnë fanellat

Organizatorët e këtij takimi në Shkup, Murat i ka quajtur eksponent të regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilët i kanë ndërruar fanellat dhe luajnë për tjetërkënd. Motivet e tyre, ndërkaq, Murat i ka vlerësuar si tentim për ta dobësuar pozicionin e Grupit negociator të Kosovës në bisedat për përcaktimin e statusit të Kosovës dhe për të destabilizuar Gorën e Dragashit dhe Zhupën e Prizrenit.

Fyhen ndjenjat e boshnjakëve dhe  të goranëve

Deputeti Xhezair Murat dhe udhëheqësit e Partisë Demokratike Vatan, në kuadër të koalicionit Vakat, në mesin cilëve edhe nënkryetari i Komunës së Dragashit, Sabedin Çufta, kanë vlerësuar se qëndrimet e takimit të Kongrsdit Gjithëbotëror Maqedon, kanë fyer ndjenjat e boshnjakëve dhe goranëve, të cilët angazhohen fuqimisht për Kosovën e pavarur, si dhe për jetë të përbashkët me shqiptarët dhe me pakicat tjera që e duan Kosovën për atdhe.

Regjimi maqedonas të distancohet nga qëndrime të tilla

Deputeti Xhezair Murat është shprehur se ka mundur të presë që kolaboracionistë të regjimit të Millosheviqit ta mbanin takime të tilla në Beograd por jo edhe në Shkup, prandaj ka kërkuar nga regjimi maqedonas të distancohet nga qëndrime të tilla që fyejnë dhe përçajnë bashkësi të caktuara etnike, ndryshe do të jetë bashkëfajtorë.