Lajmet e fundit
Reagim i Zyrës së Kryeparlamentarit
, 18.01.2006
Duke iu referuar artikullit të publikuar në faqen e parë të gazetës së përditshme “Koha Ditore” të datës 18 janar 2006, në të cilin shpifet me germa të mëdha se “Zyra e Dacit-500 euro një mëditje për Brezovicë”, sqarojmë opinionin se as Kryetari i Kuvendit të Kosovës e as askush tjetër nga zyra e tij, asnjëherë gjatë gjithë mandatit disavjeçar nuk ka marrë asnjë mëditje të vetme, as në shumën prej një euro e jo më në shumën që e shpik gazeta “Koha Ditore” për qëndrim në Brezovicë, as kudo gjetiu brenda territorit të Kosovës. Kjo dëshmohet lehtë nga dokumentacioni e Drejtoratit për financa të Kuvendit të Kosovës.
Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Prishtinë 18 janar 2006
Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Prishtinë 18 janar 2006