Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Nexhat Daci priti Pol Viliamsin

, 18.01.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, priti sot profesorin Pol Villiams, udhëheqës i Public International Law and Policy Group, me të cilin bisedoi për përgatitjen e palës kosovare për bisedimet për statusin e Kosovës. Kryeparlamentari i Kosovës vlerësoi lart kontributin e profesorit Villiams në përgatitjen e dokumenteve të caktuara, si është Kushtetuta e Kosovës, baza juridiko - kushtetuese e arsyetimit të kërkesës për pavarësi të Kosovës dhe parimet bazë për platformën politike të Grupit Negociator të Kosovës, si dhe dokumentet e ndryshme politiko - juridike. Daci i dha mbështetje punës së profesorit Villiams dhe institutit të tij, duke theksuar se Kosova ka kohë që në SHBA ka një lobizim të fuqishëm në mbështetje të drejtë të çështjes së saj, që ka dhënë dhe po jep rezultate të mira.
Kryeparlamentari Nexhat Daci priti Pol Viliamsin