Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Austriake në Kosovë, Alexander Bayerl
, 20.01.2006
Çështja e bisedimeve për statusin e Kosovës, takimi i Vjenës dhe programi i presidencës së Austrisë lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, ishin çështje të cilat janë biseduar në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me shefin e Zyrës Austriake në Kosovë, z. Alexander Bayerl.
Kryeparlamentari Daci i ka shpjeguar diplomatit austriak për përgatitjet e institucioneve të Kosovës për bisedimet për statusin e vendit, i cili duhet të jetë konform vullnetit të popullit të Kosovës.
Shefi i Zyrës Austriake në Kosovë e ka njoftuar kreun e legjislativit të vendit me programin e presidencës së Austrisë lidhur me Ballkanin perëndimor dhe Kosovën, me theks të veçantë për Takimin e Vjenës, i cili do të mbahet më 25 janar. Duke e cilësuar vitin 2006, vit krucial për Kosovën dhe popullin e saj, Bayerl e ka çmuar shumë të rëndësishëm unitetin veprues të Grupit negociator dhe dinamikën e aktiviteteve të pritshme deri në përmbyllje të bisedimeve.
Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se Austria e cila e kryeson Këshillin e Unionit Evropian dhe si vend me traditë të lashtë e të pasur diplomatike është adresë e përshtatshme për organizimin e bisedimeve për statusin e Kosovës.