Lajmet e fundit

Të dielën Kuvendi mban Seancë komemorative për presidentin Rugova

, 21.01.2006




Me rastin e vdekjes së presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, nesër, e diel, më 22 janar, në Kuvendin e Kosovës mbahet Seancë komemorative. Pos deputetëve janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, të zyrave të huaja në Prishtinë, si dhe personalitete shkencore e fetare të vendit.

Seanca fillon në orën 12.

Po nesër, në ndërtesën e Kuvendit, në orën 11, mbahet mbledhja e Këshilli organizativ të varrimit, i cili do të saktësojë itinerarin e aktiviteteve lidhur me ceremoninë mortore.