Lajmet e fundit
Konkluzione nga mbledhja komemorative
, 21.01.2006
1. Do të respektohet dëshira dhe vullneti i familjes së Presidentit Rugova gjatë gjithë kohës dhe për të gjitha ceremonitë.
2. U propozua Këshilli i varrimit.
3. U morr vendimi për pesë ditë zije kombëtare.
4. Homazhet për qytetarë do të bëhen në holin e Kuvendit të Kosovës, dy ditë rresht( e hënë e marte)
5. Varrimi u propozua të bëhet të mërkurën më 25 janar 2006 ora 12.
6. Nesër mbahet mbledhja e Këshillit të varrimit, në orën 11.
7. Nesër mbahet Mbledhja komemorative e Kuvendit të Kosovës me mysafirë të nderit, në orën 12.
8. Sonte jepen deklaratat e institucioneve për vdekjen e Presidentit.
9. Rojen e nderit dhe nderimet ceremoniale do t’i bëjë Garda ceremoniale e TMK-së