Lajmet e fundit
Seancë komemorative për presidentin Rugova
, 22.01.2006
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë mbledhur sot në një seancë komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në këtë mbledhje komemorative kanë marrë pjesë anëtarë të familjes Rugova, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë, përfaqësues të zyreve diplomatike në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve të vendit dhe personalitete të jetës politike, shkencore dhe fetare të vendit.
Fjalë në këtë Seancë përkujtimore kanë mbajtur: kryeparlamentari Daci, kryeadministratori Petersen dhe kryeministri Kosumi, në të cilat është shpërfaqur personaliteti i lartë politik, kombëtar, human dhe intelektual i presidentit Rugova, si dhe vizioni i tij largpamës për pavarësinë e Kosovës.