Lajmet e fundit

Kryeparlamentarit Daci i arrijnë telegrame ngushëllimi me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova

, 22.01.2006




Me rastin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, vazhdojnë t’ i arrijnë telegrame ngushëllimi nga burrështetas dhe personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore nga bota dhe vendi.Në telegrame shprehet dhembja, por edhe admirimi për personalitetin e presidentit Rugova, i cili në 16 vjetët e fundit dha kontribut të pazëvendësueshëm në proceset e gjithmbarshme demokratike, që çuan drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësimin e plotë të Kosovës .

Telegrame ngushëllimi kanë arritur nga Presidenti i Francës Jacques CHIRAC, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu, ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Karel de Gucht, kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Gianfranco Fini,ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier,ministrja e Mbrojtjes së Francës, Michele Alliot Marie, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Çoba Topalli, kryetari i Senatit të Francës, Christian Poncelet, përfaqësuesi i Kryesisë së BE- së, Alexander Bayerl, kryetari i Landit të Saksonisë së Ulët, Jurgen Gansauer, përfaqësuesi i Solanës në Kosovë, Torbjorn Sohlstrom, ComKFOR- i Giuseppe Valotto, ambasadori i Republikës së Kroacisë në Beograd, Tonci Stanicic, shef i Zyrës së Malajzisë, Mustafa Mansor, shef i Zyrës së Komisionit Europian në Kosovë, Giorgio Mamberto, Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Nadan Vidosheviq, kryetari i i PSSH-së Edi Rama, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste të Shqipërisë dhe ministër i mjedisit, pyjeve dhe administrimit te ujrave, Lufter Xhuveli, kryetari i Komunës dhe kryetari i Kryesisë së degës së LDK-së në Therandë, Sali Asllanaj,Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv, ministri i Transportit dhe Postelekomunikacionit,Qemajl Ahmeti, kryetari i Odës Ekonomike te Kroacise,Nadan Vidosheviq, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, drejtoresha e Zyrës së Përfaqësisë në Kosovë të Odës Ekonomike të Kroacise, Ilirjana Shehu, kryetari i i “Forca e Re Demokratike” të Ulqinit, Nazif Cungu, ushtruesi i detyrës së Ombudpersonit të Kosovës, Hilmi Jashari, kryetari i Partisë për veprim demokratik, në Preshevë, Riza Halimi, si dhe nga shumë qytetarë nga vendi dhe diaspora.