Lajmet e fundit
Kryeparlamentarit Daci vazhdojnë t’i arrijnë telegrame ngushëllimi
, 23.01.2006
Me rastin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, vazhdojnë t’ i arrijnë telegrame ngushëllimi nga udhëheqës të institucioneve të vendit e ndërkombëtare, nga personalitete të rëndësishme të jetës politike e shoqërore, si dhe nga qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare e nga diaspora. Bashkë me dhembjen për vdekjen e presidentit Rugova, shprehen vlerësimet për figurën e tij të madhe politike, kombëtare, humane dhe intelektuale dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm për pavarësinë e vendit.
Telegrame ngushëllimi kanë arritur nga: George W. Bush, president i SHBA-ve,Werner Vnendt, shef i OSBE-së në Kosovë, France Cukjati,kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Jelko Kacin, kryetar i Partisë Liberal Demokratike të Sllovenisë dhe deputet në Parlamentin Evropian, Kanthan Shankar, përfaqësuesi në Kosovë i Bankës Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim, Tomë Hajdaraj, zëvendësministr për bujqësi, Dr.Sc Mixhait Reçi, rektor i universitetit ILIRIA, Argon Hilmi Ibar, dekan i fakultetit turk TRAKIA, Ismet Hashani, kryetar i KK të Kastriotit, Musa Misini, kryetar i KK të Vitisë, Esad Haxhijaha, kryetar i KK të Rahovecit, Partia Demokratike Turke – dega Gjilan Dobërçan, Arbër Hadri, drejtor i Muzeut të Kosovës, Kryesia e shoqatave kosovare në Finlandë, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, si dhe përfaqësues firmash dhe qytetarë të shumtë që nga Dubai e Zelanda e Re, shtete evropiane, SHBA-të dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës.