Lajmet e fundit

Akreditim i mediave për përcjelljen e varrimit

, 24.01.2006




Grupi për Media i Këshillit për Organizimin e Ceremonisë së Varrimit të Presidentit Rugova njofton të gjitha mediat ndërkombëtare dhe vendore që do ta përcjellin Ceremoninë Qëndrore të varrimit të Presidentit të Kosovës se duhet të posedojnë akreditim valid nga UNMIKU.

Po ashtu, të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike janë të obliguara që për shkak të rendit dhe protokollit të Ceremonisë të dërgojnë emrat e reporterëve, kameramanëve dhe fotografëve që do ta përcjellin Ceremoninë e Varrimit, në dy pikat kryesore: në sallën 1 Tetori dhe në vend varrim, për të siguruar akreditim special (shtesë) për përcjelljen e ceremonies në këto pika. Në lidhje më këtë luten qendrat mediale që listën e ekipeve që do të përcjellin cermoninë qendrore t’a dërgojnë deri ditën e mërkurë 25 Janar, 2006, në ora 10:00, në adresat e mëposhtme.

ariankrasniqi@yahoo.com fehmi@president-ksgov.net