Lajmet e fundit

Kryeparlamentari ngushëllon z.Krivokapiq me rastin e fatkeqësisë në Podgoricë

, 24.01.2006




Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi
Zotëri Ranko Krivokapić

24 janar 2006, Prishtinë

Telegram ngushëllimi

I nderuar z. Krivokapić,

Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë hekurudhore që ndodhi në vendin Tuaj. Ju lutem që ngushëllimet t’ua përcillni familjeve dhe popullit të Malit të Zi që në këtë aksident të rëndë humbën më të dashurit e tyre. Në këto çaste të dhimbshme e të pikëlluara jemi me Ju.

Akademik Nexhat Daci
Kryetar i Kuvendit të Kosovës