Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti PSSP-në, Petersen

, 24.01.2006




Aktivitetet ceremoniale për presidentin e ndjerë, Rugova, pritja dhe akomodimi i delegacioneve të shumta që do të vijnë në Kosovë për të nderuar kujtimin për presidentin e Kosovës dhe çështja e vazhdimit të bisedimeve për statusin e vendit, kanë qenë tema që janë biseduar në takimin që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pasur sot me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovë, zotëri Soren Jessen Petersen.

Në takim është shprehur kënaqësi që të gjitha manifestimet mortore për presidentin Rugova po zhvillohen mirë. Është vlerësuar angazhimi i të gjitha strukturave për mbarëvajtjen e ceremonive mortore, sidomos i SHPK-së dhe i TMK-së.

Është biseduar edhe për pritjen e shumë delegacioneve të huaja, prania e të cilave e nderon presidentin e ndjerë Rugova dhe Kosovën.

Lidhur me kërkesën e presidentit serb Tadiq për të marrë pjesë në varrim është vlerësuar se nuk është moment i përshtatshëm, ndërkaq është thënë se duhet të respektohet vullneti i familjes Rugova.

Procesi i bisedimeve për statusin e Kosovës do të aktivizohet pas ditëve të zisë, janë pajtuar Daci dhe Petersen.

Kryeparlamentari Daci priti PSSP-në, Petersen