Lajmet e fundit

Akreditim special për për përcjellje të varrimit

, 25.01.2006




Grupi për Media i Këshillit për Organizimin e Ceremonisë së Varrimit të Presidentit Rugova njofton të gjitha mediat ndërkombëtare dhe vendore që do të përcjellin ceremonitë qendrore të funeralit të Presidentit të Kosovës ditën e enjte, më 26 janar 2006, se do të duhet të kenë AKREDITIM SPECIAL për këtë ditë.

Mediat duhet të paraqiten në Njësinë e Akreditimit të UNMIK-ut gjatë ditës së sotme (e mërkurë) më së voni deri në ora 20:00 për të marrë AKREDITIMIN SPECIAL. Ky Akreditim Special duhet të shoqërohet me një ID valide.

Për hyrje (qasje) në Sallën “1 Tetori”, ku do të mbahet ceremonia zyrtare, dhe në vendin e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, do të aplikohet një aranzhman i veçantë.

Posedimi i Akreditimit Special mund të mos mjaftojë për të siguruar qasje, për shkak hapësirës së kufizuar në këto dy pika.

Mediat do të njoftohen për aranzhmanet e veçanta, duke përfshirë edhe regjistrimin në selinë e UNMIK-ut, kur të paraqiten në Njësinë e Akreditimit të UNMIK-ut.