Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti udhëheqjen e partisë Socialiste të Shqipërisë
, 25.01.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci priti në një takim udhëheqjen e Partisë Socialiste të Shqipërisë, të udhëhequr nga kryetari Edi Rama, në përbërje të së cilës ishin edhe Pandeli Majko e Arta Dade. Pas shprehjes së ngushëllimeve bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se ceremonia dinjitoze e nderimit të presidentit Rugova është shenjë e një energjie të madhe brenda qytetarëve dhe institucioneve, e cila do t’u japë shtytje shumë pozitive mbarë proceseve politike në Kosovë. Uniteti që po tregohet jep të kuptohet se janë shkrirë kufijtë ndërmjet faktorëve, që jep besim se proceset në Kosovë do të shkojnë mbarë. Gjithë kjo është një referendum i popullit për të ardhmen e vet.