Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti princin Leka Zogu

, 25.01.2006




Për të shprehur ngushëllimet dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova, në Prishtinë ka ardhur edhe princi Leka Zogu. Princi i oborrit mbretëror i shprehu ngushëllimet më të sinqerta kryeparlamentarit Daci, duke u zotuar se gjithnjë do të punojë për të ardhmen e Kosovës. Në të gjitha proceset që çojnë drejt finalizimit të synimeve të popullit të Kosovës do të keni edhe mbështetjen time dhe të familjes, theksoi ai .