Lajmet e fundit
Detaje teknike për përcjelljen mediale të ceremonisë së varrimit
, 25.01.2006
Më poshtë po japim detajet teknike të organizimit dhe protokollit për mediat e akredituara për përcjelljen e ceremonive mortore për ditën e varrimit të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
1) Mediat kontrollohen në UNMIK (QENDËR) dhe secila prej tyre ka akreditim special
2) Teknikët dhe të gjithë të angazhuarit në transmetim të drejtpërdrejtë nga Salla “1 Tetori” duhet të jenë në UNMIK (Qendër) për kontroll para orës 7:00
3) Ata do të transportohen me autobus, jo më vonë se 7 e 30
4) Përfaqësuesit e mediave tjera, (gazetarët, kameramanët, fotografët, gjithsejt 80 prej tyre!) duhet të jenë në UNMIK (Qendër) para orës 7 e 45
5) Ata do të transportohen me autobus për në sallën “1 Tetori” jo më vonë se ora 9:00
6) Ata do të jenë të mbyllur në Sallë (pa mundësi daljeje!) derisa të përfundojë ceremonia (perafërsisht 4 orë!)
7) Nga Salla “1 Tetori” gazetarët (me përjashtim të transmetuesve!) do të transportohen për në vend-varrim vetëm një herë, derisa ceremonia të përfundojë në ora 13:00
8) Ekipi i RTK-së, (teknikët) që do të transmetojë drejtpërdrejt nga vend-varrimi duhet të jenë në UNMIK (QENDËR) jo më vonë se 11:30
9) Ata do të transportohen për në vend-varrim jo më vonë se ora 12:00
Zyra për Shtyp e presidentit