Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti drejtorin në Këshillin e Evropës, Marc Scheuer

, 31.01.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot drejtorin e Drejtoratit për Çështje Politike të Këshillit i Evropës, z. Marc Scheuer dhe ka biseduar me të për zhvillimet në Kosovë dhe për vazhdimin e procesit negociator për përcaktimin e statusit të vendit.

Në takim është vlerësuar se shtimi i përpjekjeve në përmbushjen e standardeve për Kosovën, do të jetë ndër faktorët vendimtarë për statusin.

Kryeparlamentari Daci i ka folur zotit Scheuer për unitetin e Grupit negociator të Kosovës dhe për përgatitjet e bëra që, pas kalimit të zisë për presidentitn Rugova, të vazhdojnë negociata për të ardhmen e vendit.

Drejtori i Drejtoratit për Çeshtje Politike në Këshillin e Evropës, Marc Scheuer, ka thënë se gjatë muajve të ardhshëm Kosovën e presin sfida të vështira dhe ka premtuar ndihmën e Këshillit të Evropës për proceset pozitive në Kosovë, sidomos sa u përket avancimit të drejtave të minoriteteve dhe hartimit të legjislacionit, kompatibil me atë të vendeve të Unionit Evropian.

Kryeparlamentari Daci priti drejtorin në Këshillin e Evropës, Marc Scheuer