Lajmet e fundit
Daci ka pritur drejtorin e ICG-së për Evropën, Nicholas White
, 31.01.2006
Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) për Evropën, Nicholas White, i ka shprehur kryeparlamentarit Daci ngushëllimet më të thella për presidentin Rugova, të cilin e ka quajtur njeri të madh të Kosovës, duke shtuar se vjen për të parë gjendjen këtu dhe gatishmërinë e institucioneve për të vazhduar proceset pozitive dhe negociatat për statusin e vendit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, është shprehur i bindur se Kosova nuk do të vonohet në përmbushjen e kushteve për statusin e vendit. Ai ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparime të mëdha, kurse institucionet dhe qytetarët tanë janë të vendosur ta përmbushin vullnetin e tyre për liri, demokraci dhe pavarësi të vendit.