Lajmet e fundit

Kreu i legjislativit, Daci, takoi edhe kryetarin e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, Jahi Hoxha

, 03.02.2006




Kryetari i Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, Jahi Hoxha, e ka njoftuar kryeparalementarin Daci me zhvillimet në Universitet dhe përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e Parlamentit të Studentëve, të cilat janë shtyrë për shkak të rrethanave të krijuara në Kosovë, dhe për pasojë po vonohet edhe zgjedhja e rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, duke folur për rëndësinë që ka Universiteti për përgatitjen e kuadrit të lartë profesional dhe përparimin gjithëpërfshirës të Kosovës, ka kërkuar që të respektohen procedurat ligjore, ndërkaq është angazhuar për universitet bashkëkohor dhe efikasitet të studimeve.

Kreu i legjislativit, Daci, takoi edhe kryetarin e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës,  Jahi Hoxha