Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Hungareze në Kosovë, Zoltan Imecs

, 03.02.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e Zyrës Hungareze në Kosovë, z. Zoltan Imecs dhe ka biseduar me te për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Në takim është vlerësuar se ka hapësirë të mirë për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të të dy vendeve, sidomos të parlamenteve dhe të mekanizmave parlamentarë.

Kryeparlamentari Daci në takim me diplomatin hungarez ka theksuar se Hungaria mund ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt Unionit Evropian

Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Hungareze në Kosovë, Zoltan Imecs