Lajmet e fundit

Daci me familje përkulet para varrit të presidentit Rugova

, 03.02.2006




Sot në mesditë kryetari i Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga anëtarët e familjes së tij, ka vizituar varrin e presidentit Rugova dhe është përkulur në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e presidentit të ndjerë, i cili e udhëhoqi Kosovën në rrugën e pavarësisë.

 Kryeparlamentari Daci me këtë rast u ka deklaruar gazetarëve të pranishëm se është rast i mirë që qytetarët e Kosovës kanë një vend ku mund të vijnë e t’i japin nderim presidentit.

Duhet ta vazhdojmë punën për realizimin e vullnetit të popullit tonë, ka thënë Daci.

Daci me familje përkulet para varrit të presidentit Rugova