Lajmet e fundit

Telegram ngushëllimi Familjes Pajaziti

, 07.02.2006




Telegram ngushëllimi

Familjes Pajaziti
Me rastin e vdekjes së Qerim Pajazitit

Prishtinë, më 7 shkurt, 2006

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e zotëri Qerim Pajazitit, anëtarit më të moshuar të familjes së njohur atdhetare nga Galabi, Pajaziti.

Burri i urtë, bacë Qerimi, diti t’u përballojë furtunave të kohës, të qëndrojë gjithmonë i fortë e i papërkulur dhe ta mbajë me nder emrin e babait të dëshmorit.

Prindi i cili e rriti dhe e edukoi dëshmorin Zahir Pajaziti, njërin ndër organizatorët e parë të bërthamave vepruese të UÇK-së, shëmbëlltyra e të cilit u priu luftëtarëve të lirisë në luftën çlirimtare të shqiptarëve, do të kujtohet e do të nderohet përherë.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës