Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti PSSP-në, Petersen
, 07.02.2006
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës, Soren Jessen-Petersen, i cili shoqërohej nga shefi i OSBE-së, ambasadori Verner Wnendt, e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci me qëndrimet e takimit të Grupit të Kontaktit, lidhur me procesin e statusit për Kosovën. Petersen, i cili ka marrë pjesë në takimin e Londrës, e ka vlerësuar atë tepër të rëndësishëm për Kosovën. Ai, ndërkaq, është këshilluar me kryeparlamentarin Daci për pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e KS të OKB-së, më 14 shkurt, ku do të flasë në emër të Kosovës, kurse ka shfaqur shpresën se deri atëherë do të zgjidhet edhe kryetari i Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka falënderuar zotin Petersen për angazhimet e tij për vendin tonë dhe sidomos për pjesëmarrjen në aktivitetet mortore për presidentin Rugova.
Të dy bashkëbiseduesit e kanë mirëpritur nominimin nga LDK-ja të zotit Fatmir Sejdiu për president të Kosovës.
Kryeparlamentari Daci ka shprehur kënaqësi për unitetin e treguar kohëve të fundit dhe ka shfaqur shpresën se presidenti i ri do të zgjidhet që në ruandin e parë të votimit.
Kryeadministratori, ndërkaq ka thënë se ky do të ishte një sinjal i jashtëzakonshëm i Kosovës për bashkësinë ndërkombëtare. Duhet të tregojmë pjekuri dhe përgjegjësi dhe ta ruajmë unitetin, ka thënë Petersen.